Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka reaguar pas vendimit të marrë nga KQZ-ja për rrëzimin e dekretit të presidentit që anulon zgjedhjet e 30 qershorit.
Me një reagim të tij, kreu i PR-së thotë se ‘KQZ nuk ka asnjë të drejtë të interpretojë dekretin e Presidentit, por t’a zbatojë atë’.
Reagimi i plotë i Fatmir Mediut:
Vendimi i KQZ-së, antikushtetues dhe kriminal.
KQZ nuk ka asnjë të drejtë të interpretojë dekretin e Presidentit, por t’a zbatojë atë.
Kjo fakton kapjen e KQZ-së politikisht. Vendimet e saj politike, në kundërshtim me Kodin dhe ligjin, dhe tani në kundërshtim me Kushtetutën, tregon që ky organ është thjesht seksion politik i Edi Ramës.
Presidenti i Republikës duhet patjetër që këtë akt kriminal të KQZ-së, t’a përcjellë pranë organeve të Prokurorisë, pavarësisht çfarë Prokurorie kemi.
Rama edhe kur është vetëm në zgjedhje, kërkon që t’i vjedhë ato.
KQZ vepron bazuar në dekretin e Presidentit dhe jo urdhërit të qeverisë.
Rama me çmendurinë e tij po çmend gjithë Institucionet.



