Merret vendimi/ Komisionet parlamentare do të zhvillohen fizikisht në salla, kusht që deputetët të jenë të vaksinuar ose me test PCR

0
23

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, mblodhi sot kryetarët në Kryesinë e Kuvendit, ku u diskutua në lidhje me organizimin e mbledhje të Komisioneve Parlamentare. Bëhet me dije se në këtë mbledhje, është miratuar që Komisionet Parlamentare të zhvillohen në salla dhe jo më online. Për të zhvilluar Komisionet në salla Konferenca e kryetarëve, ka miratuar kërkesën e PS që do të thotë që të gjithë deputetët që të marrin pjesë në Komision, duhet të jenë të vaksinuar ose të paraqesin një test CR negativ, i kryer jo më vonë se 48 orë përpara mbledhjes. Kujtojmë që gjatë javës që kaloi, pati përplasje me PS dhe PD për zhvillimin e Komisioneve, ku opozita kërkonte që të ishin prezentë, ndërsa mazhoranca kërkonte të ishin “online”.

Projekt-vendimi:

  1. Zhvillimin e mbledhjeve te komisioneve te perhershme te Kuvendit duke respektuar distancimin fizik te deputeteve dhe masat e tjera mbrojtese per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19. Per te marre pjese ne mbledhjet e komisioneve deputeti dorezon prane sekretarise se komisionit c;ertifikaten e vaksinimit ose testin PCR negativ te kryer jo me vone se 48 ore perpara fillimit te mbledhjes.
  2. Me dakortesine e kryesise se komisionit parlamentar mbledhjet mund te zhvillohet edhe ne distance nepermjet mjeteve te komunikimit elektronik, me terminal te pavarur deri ne perfundimin e gjendjes se epidemise se shkaktuar nga KOVID-19.

III. Ngarkohet Sekretari i Pergjithshem per mbeshtetjen me burime njerezore dhe logjistike te nevojshme per te siguruar zhvillimin e mbledhjeve te komisioneve parlamentare dhe marrjen e masave mbrojtese te nevojshme per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga KOVID -19.

  1. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.
Zjarr Tv Ad