Mesazhi i ambasadës Amerikane për lirinë e shtypit: Mbështesni mediat dhe gazetarët!

0
12

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada Amerikane në Tiranë përcolli një mesazh për klasën politike në vend, duke kujtuar se ata duhet të punojnë për të forcuar lirinë e fjalës.

“Dita Botërore e Lirisë së Shtypit shërben si një kujtesë për qeveritë dhe politikanët që të bëjnë punën e tyre për të forcuar lirinë e fjalës. Është gjithashtu edhe një ditë reflektimi për profesionistët në media mbi çështjet e lirisë së shtypit, etikës profesionale dhe integritetit”,- shkruan Ambasada.

Më tej në reagimin e saj në Facebook, Ambasada thekson se në këtë ditë duhet reflektuar për të mbështetur mediat dhe gazetarët, të cilët shpesh kanë rënë pre e dhunës, censurës dhe kërcënimeve.

“Në të njëjtën kohë, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është një ditë për të mbështetur mediat dhe gazetarët që janë shënjestra të censurës, kërcënimeve dhe dhunës”,- përfundon reagimin e saj Ambasada Amerikane.

 

Zjarr Tv Ad