Pasi arriti te titulli pas 26 vitesh, klubi i Partizanit ka hedhur sytë nga merkato. Të kuqtë kërkojnë që të forcojnë skuadrën në prag të fazave eliminatore të Champions League dhe emrat e mëdhenj nuk mungojnë.
Në krye të listës së drejtorit sportiv, Olsi Rama qëndron një ish i Kategorisë Superiore. Sabjen Lilaj shihet si futbollisti ideal për të shtuar cilësinë në ekipin e kuq. Ish-mesfushori i Skënderbeut dhe kombëtares shqiptare ka shkëputur bashkëpunimin me skuadrën azere të Gabala dhe për këtë fakt Partizani është vënë në gjurmët e tij.
Agjenti i Lilaj dhe klubi i Partizanit ka qënë në biseda intensive për sa i përket një transferimi të mundshëm. Por për mesfushorin ka interes edhe nga skuadra të tjera të Superligës. Përveç Partizanit dhe Skënderbeut në lojë është futur edhe Kukësi, i cili mendon se Lilaj është një element i vlefshëm për paraqitjet e klubit në Europë.




