Mbrëmjen e së shtunës, Lionel Messi na tregoi edhe njëherë pse cilësohet si lojtari më i mirë në histori që ka luajtur sportin e futbollit. Barcelona arriti që të shënojë fitore 2:4 fal paraqitjes së jashtëzakonshme të argjentinasit, i cili shënoi tre gola, dhe shtoi një asistim. Skuadra katalane e gjeti vetën në disavantazh qysh në minutën e 22’, kur Jesus Navas shënoi golin e parë të takimit. Katër minuta më vonë u përgjigj Lionel Messi, i cili me një super volley barazoi shifrat në 1:1. Vendasit shënuan edhe njëherë në pjesën e parë me anë të Gabriel Mercados, për të shkuar në pushim me një gol epërsi. Në pjesën e dytë, Messi aktivizoi modën ‘jashtëtokësori’ për të shpartalluar skuadrën e Sevillas. Ai fillimisht shënoi në minutën e 67’, pas asistimit të Ousmane Dembele, kurse në minutën e 85’ shënoi për t’i dhënë tri pikë të mëdha skuadrës së tij. Luis Suarez shënoi në minutën e 92′ për të vendosur rezultatin final të këtij takimi. Tani, në 35 ndeshje, Messi i ka shënuar plot 36 gola kundërshtarit të quajtur Sevilla. Barca tashmë grumbullon plotë 57 pikë pas 25 javëve, dhe mban kështu distancën prej 10 pikësh me Atletico dhe Real Madrid.




