Meta e thotë troç: Pas poshtërsive që ka bërë ndaj meje…

0
7

Presidenti Meta, në një deklaratë për mediat është shprehur se; me Edi Ramën nuk ka asgjë personale, dhe se të gjitha qendrimet e tij janë institucionale. Sipas Metës; në rast se ai do të mendonte interesin e tij personal, nuk do të kishte bërë koalicion me Edi Ramën në vitin 2013, për shkak të stabilitetit të vendit.

“Po të ishte personale me Edi Ramën, nuk do kisha bërë kurrë koalicion me të në vitin 2013, pas poshtërsive të tij. Unë kam ditur që të ndaj çështjet personale, çështjet kombëtare dhe ato shtetërore”, u shpreh Meta.

Meta u ndal dhe te listat e hapura, që sipas tij; Edi Rama nuk i do, pasi nuk mund të marrë mandatin në asnjë qark të vendit, pasi qytetarët dhe socialistët nuk e duan.

“Ai nuk i do listat e hapura, pasi në asnjë qark ai vetë nuk del deputet, dhe sikur ta vëjë veten e tij të parin në listë. Unë nuk mund të rri indiferent, kur nuk hapen negociatat, për shkak të këtyre gjërave që nuk janë bërë. Duhet të marrë fund njëherë e mirë kjo histori, është koha që ai të mbledhë forcat, e të përballojë me sa dinjitet që mund të ketë humbjen e tij”, u shpreh Meta më tej.

Zjarr Tv Ad