Meta me bindje të plotë për zgjedhjet e 25 Prillit: Opozita do të fitojë edhe nëse nuk merr pjesë opozita e sotme

0
23

Nuk do të ketë më dekret që shtyn zgjedhjet e 25 Prillit, deklaroi Presidenti Ilir Meta, i cili është i bindur se fitoren do ta marrë opozita, edhe nëse nuk do të marrë pjesë LSI dhe PD.

“Edhe sikur opozita PD-LSI, të mos marrë zgjedhje, në Shqipëri do të ketë opozitë që do të fitojë zgjedhjet e 25 Prillit, dhe nuk ka dekret më që do të shtyjë zgjedhjet e 25 Prillit. Mbaroi historia, kaq. Kjo nuk është përfshirje në zgjedhje, është një angazhim i Presidentit të Republikës për të mbrojtur Republikën, Kushtetutën, pluralizmin, për të mbrojtur votën e lirë dhe të fshehtë.

Si ta kontrolloj LSI e PD kur ikin nga parlamenti në kundërshtim me atë që unë u kam thënë. Nuk më interesojnë fare as PD, as PS, as LSI”, u shpreh Meta në një studio televizive.

Zjarr Tv Ad