Meta mesazhe të forta për Zgjedhjet e 25 Prillit: Ju të fortët që blini vota edhe pulat do t’ua sekuestrojmë…

0
38

Nëpërmjet një postimi në facebook, Presidenti i vendit Ilir Meta, ka dhënë mesazhe të forta në lidhje me mbarëvajtjen e Zgjedhjeve të 25 Prillit. Meta u ka bërë apel qytetarëve, që të kontrollojnë qendrat e votimit, të dalin masivisht në votime dhe të mos shesin votën, pasi sipas tij, kush shet votën shet nderin e familjes. Gjithashtu, Presidenti ka përcjellë dhe një mesazh të forte, për të gjithë ata persona ‘të fortë’ që po përdoren për të blerë vota, të bëhen gati se edhe pulat do t’ju sekuestrohen.

Potimi i plotë:

Edhe 4 ditë, që Sovrani të rimarrë në duart e tij sovranitetin e grabitur pabesisht dhe poshtërsisht me zgjedhje si ato të Shijakut, të Dibrës, dhe me ato të paligjshme vendore. Të gjithë qytetarët të verifikojnë qendrat e tyre të votimit dhe me qetësi dhe vendosmëri të nisen drejt kutive të votimit në këto zgjedhje historike për vendin dhe kombin tonë për 100 vitet e ardhshme.

Asgjë nuk e ndal triumfin e vullnetit të Sovranit, që përmes Referendumit të 25 Prillit do ta përmbysë Fuks-Shtetin e “Rilindjes” dhe do të rivendosë shtetin e së drejtës dhe Llogaridhënien. Të gjithë ju zyrtarë, që nuk keni kartelë psiqike, mos e rëndoni pozitën tuaj duke shkelur ligjin dhe Kodin në ditët dhe orët, që vijnë.

Të gjithë ju “të fortë”, që po përdoreni për presione dhe blerje votash, bëhuni gati se edhe pulat do t’ua sekuestrojmë! Kush prek votën e 25 Prillit ka prekur sovranitetin e popullit dhe të Republikës së Shqipërisë! Kush shet votën, shet nderin e familjes së tij dhe nuk e meriton të quhet njeri dhe kurrsesi shqiptar. Përpara me qetësi e vendosmëri drejt qendrave të votimit, për Shqipërinë europiane, që ristarton fuqishëm më 25 Prill.

SHQIPËRIA DO TË JETË E SHQIPTARËVE PËRJETËSISHT!

 

 

Zjarr Tv Ad