Presidenti i vendit, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e parlamentit hollandez, , i cili dha miratimin e tij ditën e sotme për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Nga ana tjetër, Presidenti Meta thekson se plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi.
Statusin e tij në Facebook, Ilir Meta e mbyll duke uruar që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave.
“E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë.
Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi.
Duke uruar, që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve“, shkruan Meta në Facebook.




