Në Ditën Kombëtare të Jetimëve, presidenti, Ilir Meta ka vizituar jetimoren “Misionaret e Bamirësisë Motrat e Nënë Terezës” në Elbasan.
Përmes një thënie të Nënë Terezës Meta, ka përcjellë mesazhin se nuk kuptim që dashuria të mbetet vetëm.
Kreu i shtetit gjithashtu ka falenderuar të gjitha Motrat për ndihmën e vyer dhe të pakursyer që u kanë dhënë për dekada fëmijëve jetimë.
“Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Nuk ka kuptim. Dashuria duhet të vendoset në veprim dhe ky veprim është shërbimi”. – Shën Nënë Tereza.
Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve vizitova sot jetimoren “Misionaret e Bamirësisë Motrat e Nënë Terezës” në Elbasan, këtë qendër të rëndësishme sociale, që prej 30 vitesh, ka vënë në jetë mesazhet e Shenjtores sonë dhe të gjithë njerëzimit, duke u shërbyer me dashuri dhe përkushtim fëmijëve të braktisur pas lindjes, atyre me probleme shëndetësore dhe me aftësi të kufizuara.
Duke i falenderuar me mirënjohje Motrat për ndihmat e vyera dhe të pakursyera të dhëna për dekada për fëmijët pa kujdes prindëror të Elbasanit dhe jo vetëm, i lumtur të ndanim së bashku vlerësimin se humanizmi dhe solidaritetit njerëzor janë në themel të vlerave tona si shqiptarë dhe se jo rastësisht ne jemi kombi i Shën Nënë Terezës”, shkruan Meta në positmin e tij në Facebook.





