Michael Gahler: Edi Rama të mos përgojojë BE, por të plotësojë kushtet për anëtarësim…

0
248

Koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler, ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama, për qëndrimin e tij jomiqësor, ndaj Bashkimit Europian.

Duke iu referuar Turqisë, Gahler, i kujton kreut të qeverisë se; duhet të ketë kujdes me pazaret joeuropiane dhe me shtete jomiqësore ndaj Europës.

Koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler, ka theksuar gjithashtu, kushtet e papërmbushura nga Shqipëria, për nisjen e negociatave dhe apelon qeverinë që t’i plotësojë ato.

Deklarata e plotë

Kur bëhet fjalë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të pranimit, miqtë e një Shqipërie europiane nuk duhet të irritohen shumë dhe për kohë të gjatë nga ata që kanë për detyrë t’i përmbushin! Domethënë nga qeveria!

Konkluzionet e Këshillit Europian janë të ditura, rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të ditura, teksti dhe fryma e marrëveshjes së 5 qershorit është e ditur!

Kjo e fundit është shkelur, ndërkohë që nuk ka progres në shumë kushte:

-Ligji për median nuk është përmirësuar;

-zyrtarë të përfshirë në manipulimin e votave i kanë shpëtuar ndjekjes penale;

-gjithashtu  zyrtarë të lartë të qeverisë e ish magjistratë të gjyqësorit të përfshirë në korrupsion i kanë shpëtuar ndjekjes penale;

-pastrimi i parave mbetet një shqetësim i pa adresuar, nisur edhe nga skandali i fundit;

-kushtetutshmëria e zgjedhjeve lokale të 2019 ende nuk është sqaruar;

-ngritja e institucioneve të reja të gjyqësorit është e ngadaltë;

Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë europiane, qoftë duke mohuar këto kushte apo duke përgojuar BE për ndihmën e saj ose duke bërë marrëveshje me palë të treta në shkelje të ligjit europian.

Këto janë çështjet që kam ngritur në forume  europiane e do të vazhdoj të ngre për hir të besueshmërisë së vendit dhe  të ecurisë së shpejtë drejt anëtarësimit.

 

Zjarr Tv Ad