Ndërkohë që është vërtetuar se patronazhistët e PS, kanë qenë vigjilentë për të negociuar apo shantazhuar mbi votën e gjithkujt që kishtë nevojë për një shërbim nga shteti, deputetja e PS Mimi Kodheli, i quan të pafajshëm dhe është e shqetësuar se ata janë në siklet.
Gjatë një interviste për Abcnews, Kodheli tha “Më duket se po i kryqëzojmë njerëzit e pafajshëm. PS nga viti 2008 ka nisur njohjen më nga afër të votuesve të saj, identifikimin e qytetarëve, kjo është një punë që e bën çdo forcë në një mënyrë direkte”.
Kodheli shpjegoi edhe daljet e Ramës në mbrojtje të patronazhistëve, që siç tha ajo mund të vihen në siklet këto kohë.
“Unë besoj se ka dalë kryeministri disa herë, por pse mund të kishte një dalje zyrtare publike, njerëzit për të mos u frikësuar dhe për të mos u vendosur në siklet dhe ata të ashtuquajturit patronazhistë. Nuk kemi pse t’i kryqëzojmë, pasi nuk kanë bërë asgjë të jashtëligjshme. Patronazhistët janë qytetarë të thjeshtë, kanë një angazhim shoqëruar të spikatur, që është; “unë këtu në këtë rrethin tim, di të them, kush voton për kë, më duket një logjikë e pranueshme” tha Kodheli.




