Mobilizohet opozita e bashkuar, mijëra qytetarë drejt Tiranës!

0
16

Ditën e sotme në orën 19:00 opozita e bashkuar me në krye PD dhe LSI pritet të organizojë protestën e 7 kombëtare.

Sipas njoftimeve më të fundit po grumbullohen për tu nisur me mijëra protestues drejt Tiranës nga të gjitha rrethet e vendit.

Në Shkodër kanë planifikuar të nisen drejt kryeqyteteit 3600 veta, të thonë në degët e PD dhe LSI.

Kurse nga Vlora, Korça dhe Gjirokastra, sipas organizatorëve, mendohen të nisen mbi 10 mijë veta.

Po kështu dhe nga Tropoja, Kukësi e Saranda kanë filluar grumbullimet për linjat e planifikuara të autobuzave drejt Tiranës.

Kjo do të jete protesta e 7 kombëtare e opozitës dhe pritet një pjesmarrje masive e qytetarëve të revoltuar ndj qeverisë Rama.

Ende nuk është bërë i ditur skenari i protestës, por duhet theksuar se thirrjet e kreut të opozitës Lulzim Basha për largimin e Ramës sa nuk është vonë kanë qenë të shpeshta.

Risjellim në vëmendje se protesta e fundit e opozitës mbajtur në 25 maj 2019, u zhvillua e qetë dhe pa akte dhunë.

Ndërkombëtarët prej disa javësh kanë bërë thirrje që protestat të jenë demokratike dhe qytetart të distancohen nga aktet e dhunës.

GJithashtu ata i kanë bërë thirrje kreëve të opozitës të dënojnë aktet e dhunës.

Jo më larg se dje Partia Socialiste hapi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa tashmë pritet turi në çdo qytet për të preantuar platformën për “Bashkia që Duam”.

 

Zjarr Tv Ad