Monika Kryemadhi flet për postet kryesore nëse do të fitojë opozita…

0
200

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, isht e ftuar në emisionin “Real Story”, ku ka deklaruar se; duhet që të gjithë të ndalim shpopullimin e Shqipërisë.

Ndër të tjera, Kryemadhi është shprehur se; postet kryesore në vend, në çdo fushë, duhet t’i zënë profesionistët dhe jo drejtuesit politikë.

“Duhet ndalur shpopullimi i Shqipërisë. Arsimi ka nevojë për buxhet, që të mund të zhvillohet. Tarifat e shkollës së lartë të lehtësohen. Profesionistët duhet të zënë postet kryesore dhe të mos drejtohemi nga njerëz politikë. Sot nuk kemi laboratorë.

Sistemi universitar prodhon vetëm kartonë dhe jo profesionistë, që të konkurrojnë me tregun europian dhe botëror. Ne studentët më të mirë na i marrin shtetet e tjera, si Gjermania, Italia etj. Kemi shkatërruar pyjet dhe prandaj nuk konkurron dot”, kështu është shprehur në fjalën e saj, Monika Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad