Politikani Genc Pollo ka reaguar pas lajmeve ku u tha se në selinë e Partisë Denokratike po ndërrohen bravat dhe po vendosen dyer të binduara. Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se montim i dyrëve dhe dritarëve të blinduara është e dënueshme dhe qesharake. Pollo thotë se Basha dhe ish-zyrtarët do të përgjigjen për këtë akt. Ndër të tjera ai u bën thirrje demokratëve që të marrin pjesë në protestën që do të mbahet më 8 janar.
“Montimi këto ditë i portave dhe i dritareve të blinduara në katin përdhes të selisë së Partisë Demokratike është sa e dënueshme aq edhe qesharake. Basha dhe ish zyrtarët do të përgjigjen për këtë.
Por në çdo rast selia duhet t’i kthehet organeve legjitme të PD siç kanë vendosur kuvendi dhe anëtarësia. Jo më vonë se 8 janar! Të shtunën, 8 janar, ora 12:00 shihemi aty!!” thuhet në postimin e Pollos.




