Mosha dhe pesha i rrezikojnë Presidentit Trump, përballjen e Presidentit me COVID-19

0
8

Mosha dhe pesha; kë janë faktorët që e vënë Presidentin Donald Trump, në një kategori më të rrezikuar nga COVID-19, por megjithatë ekspertët thonë se; prognoza nuk mund të parashikohet lehtë.

Mjeku i presidentit, Sean Conley, pohoi në një deklaratë të premten se presidenti dhe zonja e parë, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Gjithashtu mjeku thotë se të dy ata, janë mirë në këtë moment.

“Parashikoj se presidenti, do të vazhdojë të përmbushë përgjegjësitë e tij pa ndërprerje gjatë kohës që kurohet”, u shpreh mjeku.

Presidenti është 74-vjeç, të dhënat tregojnë se ritmet e shtrimit në spital, janë 5 herë më të larta për grupmoshën e tij, se sa për 18-29 vjeçarët, sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve. Po ashtu rreziku për vd*ekje, është 90 herë më i lartë.

Sipas rezultateve të analizave të tij më të fundit, presidenti është 1.9 metra i gjatë dhe peshon thuajse 111 kg. Sipas këtyre shifrave, ai konsiderohet mbipeshë i kategorisë obeze. Kjo e trefishon rrezikun për shtrim në spital, sipas Qendrës Për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Përgjithësisht, dikush që ka këto veçori, kërkon vëmendje të madhe”, thotë Amesh Adalja, mjek i sëmundjeve ngjitëse dhe studiues në Universitetin Johns Hopkins. Por kjo nuk do të thotë se ai medoemos, do të kalojë një sëmundje të rëndë, thotë eksperti.

“Ky virus, ka shfaqur trajektore të ndryshme në çdo person. Nuk dimë mjaftueshëm përse disa individë, megjithëse janë në grupin më të rrezikuar, e kalojnë më lehtë se të tjerë”.

Një studim i kufizuar në një qendër të kujdesit për të moshuarit, të cilët janë në grupin më të rrezikuar, arrin në përfundimin se më shumë se 1/3 e atyre që rezultuan pozitivë për koronavirus, nuk shfaqën simptoma./VOA

Zjarr Tv Ad