Mozambiku goditet nga një tjetër ciklon

0
11

Një ciklon i fuqishëm ka goditur Mozambikun duke rrafshuar mijëra shtëpi dhe duke përmbytur zona të ulëta. Cikloni Kenneth goditi vendin me erëra 220km/h rreth një muaj pasi cikloni Idai vrau qindra persona dhe shkatërroi zona të mëdha.

Të premten filluan shira të rrëmbyueshëm, të cilat shkaktuan përmbytje në vend. Autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit që të lëvizin drejt kodrave për të mos u bllokuar në fshtatra. Deri tani është raportuar vetëm një i vdekur pasi ra nga pema. Mozambiku ishte duke u trajtuar nga cikoni Idai që vrau më shumë se 900 persona në tre shtete në Mars. Deri tani, cikloni Kenneth ka shkaktuar vdekjen e tre personave në ishullin e Komoros.

 

Zjarr Tv Ad