Deputeti Myslym Murrizi, ka mbajtur fjalimin e tij në seancën e parafundit parlamentre, pai ajo e fundit pritet të jetë në datën 7 Korrik. Në fjalimin e tij, Murrizi tha se mbështeste vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për nenin që shfuqizon herësin e marjes së mandatit. Pra më qartë, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenin për listat e mbyllura.
Më tej, Murrizi kërkoi që deputetët të cilët nuk kishin aritur të merrnin herësin, nga qytetarët, të jepnin dorëheqjen nga posti. Murrizi tha gjithashtu se pret që në Shtator, të ketë një bashkëpunim mes dy Partive kryesore PD dhe PS.
“Cfarë është kjo heshtje nga ju që keni artikuluar kaq e kaq deklarata shtypi, nuk kam dëgjuar një deklaratë nga partia e Lulit që i donte listat 100% të hapura. Apo pret Shtatorin për t’u ulur në prehrin e tjetrit, do të dalin lakuriq këta dashnorët e mëdhenj të listave të hapura.
Këtu do të jeni rrogëtarë, duhet të jepni dorëheqjen. Bëjeni për akt moral.
Kalimtarë në këtë botë o pseudo deputetë, o ju galaktikë që mezi prisni të hyni në shtator. Lrini mandatet të vijn ata që duan qytetarët. Edhe pse vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi tani pas zgjedhjeve, qytetarët kanë votuar sërish. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar nenin që poshtëronte qytetarët.
Presim estradën për pazarin e dyshes Rama-Basha në datë 9 Shtator. Kam rastin që në Shtator të shoh sesi do të ma dridhni belin ju dy balerinat e turpit të politikës shqiptare. Do të shikojmë se çfarë dredhje beli të rradhës do të kemi në Shtator”-u shpreh Murrizi.




