Vendimin e mazhorancës për mos votuar shkarkimin e Presidentit, deputeti i opozitës Myslim Murrizi e cilësoi një betejë të fituar nga Presidenti.Teksa deklaroi votën kundër këtij raporti, ai u kërkoi 55 deputetëve firmëtarë socialistë që të paktën për moral të votojnë kundër.Sipas Murrizit, Ulsi Manja ngriti komision për të shkarkuar Metën por siç tha ai pas kësaj séance duhet shkarkuar ai dhe anëtarët e Komisionit.Duke lavdëruar rezistencën e Ilir Metës si kryetar i LSI kundër ndryshimeve të 2008, ai e ftoi Presidentin të përshëndesë miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi të enjten.
Myslim Murrizi: Kur dëgjova raportin e komisionit hetimor nga kolegu Ulsi Manja mu kujtua pretenca e Rrapi Minos për Kadri Asbiun, kur pashë konkluzionet në fund u kënaqa me fletërrufenë e Timkës së Ollgës te filmi “Zonja nga Qyteti”. Ju doni të bëni cubin dhe ju mposhtin cubat. Vetëm katër herë thotë raporti e paska shkelur me dekrete presidenti Kushtetutën.Ka ka ndonjë numër sesa herë duhet ta shkelë Kushtetutën një shtetar që të shkarkohet, po ka 5 i paska mbetur dhe 1, duhet të na e thotë Ulsiu. Pse nuk e shkarkoni ju njëri-tjetrin? Se jeni bijtë e të njëjtës nënë dhe jeni ortakë prej 10 vitesh së bashku në pushtet, si mund ta shkarkoni ish-zëvendëskryeministrin, e më pas kryeministrin dhe më pas zëvendëskryeministrin e viteve 1997-2003 deri sa e krijoi LSI ku paraardhësit tuaj në ktë sallë e etiketuan me humor në atë kohë “Lëvizja skraparlinjve të inatosur”.Si mund ta shkarkoni ju ortakun e 1 prillit nën bekimin e një grushti cubash në Gjirin e Rrenave dhe Aleanca e Lalëzit? A shkarkohet ai që ju mori 50% pushtet për 160 mijë vota?Jo. Jeni ortakë të mrekullueshëm që i shkelni syrin njëri-tjetrit. Pse e ngritët ju këtë komision 1 vit më parë? Ishte prag zgjedhjesh dhe nuk dihej që dekreti për çdekretim të një dekreti do të pinte ujë apo jo. Ju thatë i paraprimë për të ngritur adrenalinën e militantëve. Katër ditë më vonë u pajtuat me një vendim për marrë 6 HEC-e me çmim dy herë më shumë nga sa blehet te HEC-et e tjera.Ulsiu u nis të shkarkojë Metën por ka shumë mundësi që pas kësaj seance ose shkarkohet Ulsiu ose anëtarët e Komisionit Hetimor. Unë do të doja që 55 deputetët firmëtarë të votonin pro shkarkimit për moral.Kolegë socialistë u mblodhët në Kryesinë e Kuvendit dhe firmosët rrufe gjithë natën për ta shkarkuar. Ju të 55 ju ka pyetur njeri më pas raportit të UlsiutNëse keni votuar kundër asaj që firmosët para në viti pse u kapët, kush ju kapi, pse u dyzuat, pse u trembët, kush ju trembi? Në këtë sallë e keni quajtur baba xhike dhe i tha amanet mushkën, ai ju ktheu përgjigje: Nuk jam baba xhikja por usta Likja, e nëse më thoni amanet mushkat unë ju them kujdes gomerët.U tretët në ujë si sheqeri. Dekreti i Metës për të mos njohur 30 qershorin bashkoi edhe sivëllezërit tuaj që prej 14 janarit kërkonin të shpiknin ndonjë gjë të madhe, ata u gëzuan fort me 2 mars, ju me 30 qershor. Sëmundja prej 30 vitesh në këtë sallë nuk është Covid 19 por Katovicë 89. Zoti Ulsi do ishte mirë ti qëndrojë pjesës së parë të pretencës. Ky komision është flluskë sapuni, u kam thënë se nuk keni këllqe por nuk shpresoja se do të dilnit kaq fjasko.Ndoshta kërkoni një ortakllëp pas prillit-majit të 2021. Jeni sivëllezër të ardhur në një lindje pro në pak sekonda në kohë të ndryshme.Me presidentin Meta nuk kam asgjë, e vlerësoj për qëndrimin heroik në këtë sallë për prillin e 2008. Meta ka dy gëzime brenda javës, gëzohet se ju e qortoni dhe do të gëzohet me 30 korrik pas katër ditësh.Shpresoj ta përshëndesë 30 korrikun dhe t’ju mbushë mendjen dhe ortakëve të rinj se 30 korriku nuk na bën mirë ne, as Ramës besoj, i bën mirë shqiptarëve. Duhet ta përshëndesësh 30 korrikun zoti Meta për të qenë në sinkron me kërkesën e shqiptarëve.E përshëndes në distancë, besoj do jetë krthyer nga turizmi, zotin Meta për fitoren ndaj Ulsiut që u nis të mbronte Dvoranin dhe të shkarkonte Metën dhe në fakt mbrojti Metën dhe shkarkoi Dvoranin. Dvoranit rruga e mbarë i qoftë, Metën e pres ditën e enjte të përshëndesë vendimin e parlamenti që do të realizojë më së fundi jashtë dëshirës së tij ëndrrën e grevës së urisë të prillit 2008.Në përgjigje të tij kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se shkeljet e Presidentit janë në raport por se PS respekton ndarjen e pushteteve.
Taulant Balla: Të gjitha janë aty në raport dhe tregojnë se qasja e PS prej 29 vitesh është qasje e ndërtimit shtetit ligjor ku themeli i të cilave është ndarja e pushteteve. Arsyeja e mosshkarkimit të Presidentit sot është se respektojmë ndarjen e pushteteve. Shpresoj që presidenti ta lexojë me qetësi dhe dashuri raportin e komisionit hetimor parlamentar dhe të vërë mend sa të nxërë lidhur me gjithë shkeljet që ka konstatuar ky komision.




