Kryeministri Edi Rama, spostoi ish-numrin dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Kreu i qeverisë vendosi që ta zhvendoste nga bastioni i tij në Elbasan, duke e vendosur si drejtues politik të Qarkut të Fierit.
Për ish-deputetin Myslim Murrizi, kjo lëvizje e papritur është një marrëveshje mes Ramës dhe kryedemokratit Lulzim Basha, për të marrë Bashkinë e Elbasanit.
“Basha është shprehur se e përzumë Ballën nga Elbasani dhe kjo është marrëveshje mes Bashës dhe Ramës për të marrë bashkinë e Elbasanit”, u shpreh Murrizi.




