Naftëtarët e Ballshit kanë marrë vendimin ekstrem/ Heqin edhe ujin me sheqer

0
80

Naftëtarët e të Ballshit, kanë hyrë në ditën e saj të 11, ku situata paraqitet serioze dhe shumë e rënduar. Me fjalët që nuk gjenden, për shkak të ditëve të gjata në grevë, naftëtarët shprehen se do të qendrojnë aty, qoftë edhe duke u vetëflijuar.

Grevistët kanë marrë sot vendimin ekstrem, duke mos marrë asnjë lloj shërbimi, qoftë edhe mjekësor, ndërkohë që nuk kanë pranuar edhe kontaktin me mediat. Po ashtu aftëtarët nuk do të marrin as ujë me sheqer, me të cilin kanë mbajtur frymën gjallë në këto ditët e fundit.

Ndërkohë që grevistët, nuk kanë pranuar që të takojnë as familjarët e tyre dhe as kolegët, që në të gjithë këto ditë, kanë qendruar në mbështetje të tyre.

Pavarësisht se për 3 prej naftëtarëve që qendrojnë në grevë, mjekët kanë kërkuar me ngulm që të transportoheshin prej ditës së djeshme në spital, ata nuk kanë pranuar, duke vënë edhe më shumë në rrezik jetët e tyre.

Neglizhenca e shtetit, dhe sorrollatja e kompanive që kanë marrë në dorëzim rafinerinë e Ballshit, kanë bërë që qindra naftëtarë të zhyten në borxhe, dhe të mos kenë mundësi për të mbijetuar. Shumë prej tyre, shprehen se kanë deri në 20 milionë lekë të vjetra, paga të prapambetura, të cilat i kanë marrë borxh gjithë këto kohë për të ushqyer fëmijët e tyre.

Zjarr Tv Ad