Najada Çomo kandidate për deputete në PS/ Faleminderit z.Rama, ne u kemi shërbyer pacientëve si familjarë…

0
1466

Ditën e sotme, Shefja e Infektivit, Najada Çomo, ka folur nën petkun e kandidates së Partisë Socialiste. Krah Kryeministrit Edi Rama, në fjalën e saj Çomo foli për vështirësitë e punës në frontin e pandemisë.

Çomo tha gjithashtu s’e bluzat e bardha, janë kthyer në një shërbim familjar për pacientët.

“Faleminderit zoti kryeminsitër, jam e nderuar që jam këtu sot, dhe dëgjova fjalë shumë të mira për ata kolegë që janë në vijën e parë. Nuk është vetëm një vit pandemik, janë vite të tëra pune, janë një armatë e tërë mjekësh, infermierësh, sanitarësh, imazheristët, që japin ndihmën e tyre, dhe kalojnë vuajtje të paimagjinueshme.

Pse e them këtë? Pasi është hera e parë që ne ndjekim pacientë brenda spitalit pa hyrë askush brenda. Atyre njerëzve u mungon familja, kjo është diçka shumë e rëndë për ta. Ne për ata nuk kemi qenë vetëm mjek, infermier, por u shërbejmë si të ishim familjarët e tyre. Ne punojmë me ta, vuajmë me ta, te ne do gjeni shumë lotë, që shumë nga jashtë si kanë parë, dhe as do ti shohin. Lotët janë dhe për jetët e humbura brenda spitaleve.

Aty nuk punohet me orare, aty ka filluar puna në 8 Mars, dhe do të mbarojë me rastin e fundit, shpeshherë pyes veten, mirë unë që e kam për detyrë, sepse e drejtoj këtë institucion, por ata njerëz që na janë bashkuar? Është e vështirë që të punosh me ta, por në punën tënde ke dhe kënaqësi profesionale”, kështu u shpreh Çomo.

Zjarr Tv Ad