Kreu i PDK-së Nard Ndoka, është një nga deputetët që nuk do të jetë më në Parlament, duke filluar nga Shtatori. Gjatë një interviste televizive, Ndoka ka folur lidhur me rrezikun nga armët dhe aksidentet që shkaktohen në vend.
Lidhur me këto të fundit, ai ka treguar se është një shofer shumë i rregullt dhe se deri tani nuk ka marrë kurrë asnjë gjobë.
Madje ai ka thënë se 3 djemve të tij edhe pse janë mbi 20-vjeç, nuk u ka blerë makinë dhe nuk do e kenë derisa ta blenë vetë.
“Nuk kam marrë asnjëherë gjobë, kam tre çuna të rritur dhe asnjëri prej tyre, nuk ka një makinë personale dhe nuk do e kenë deri sa ta blejnë vetë, dhe njërit që ia kam dhënë makinën për të shkuar në një festë, ka bërë shkelje rrugore dhe e kam dënuar unë për 6 muaj, këto janë masa që duhet t’i marrim nga vetja jonë”, tha Ndoka.




