Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg po mban konferencën e tij të parë për shtyp, ku po flet për situatën e Afganistanit që tani ndodhet në duart e talebanëve.
Ai është shprehur se situata është jashtëzakonisht serioze dhe e paparashikueshme.
Ai ndër të tjera tha se NATO do të dërgojnë avionë shtesë për evakuimi e qytetarëve në Kabul.
“Talebanët kanë marrë kontrollin e vendit. Unë jam shumë i mërzitur për atë që po shoh në Afganistan. Unë dua të falenderoj vendet që po ndihmojnë në evakuimin e qytetarëve. Gjithashtu falenderoj SHBA dhe Britaninë e Madhe për sigurinë që ofruan në aeroport.
Talebanët duhet të respektojnë ata që duan të jetojnë atje. Aeroporti duhet të jetë i hapur. Do të dërgohen avionë shtesë për evakuimin e qytetarëve në Kabul,” tha ai ndër të tjera.




