Ndërkohë që 25-vjeçari Klodian Rasha nuk jeton më/ Plarent Ndreca thotë: Policia që kemi është më profesionalja e të gjitha kohërave

0
465

Ndërkohë që humbja e jetës së 25-vjeçarit Klodian Rasha, u shkaktua nga një efektiv policie, Plarent Ndreca thotë që; policia që kemi, është më profesionalja e të gjitha kohërave.

“Protesta në thelb apo parim nuk është për t’u subvlerësuar, pasi protestat janë pozitive, por mënyra si u bë nuk ishte për t’u vlerësuar. I kërkojnë drejtësi Ministrit të Brendshëm, por drejtësinë e bën Prokuroria dhe Gjykata. Unë nuk e kuptova se kush ishte kauza. S’ka drejtësi te zyrat e Ministrit të Brendshëm. Policia që kemi sot është policia më profesionale e të gjitha kohërave. Policia duhet të ruajë gjakftohtësinë. Kemi 21 janarin. Sjellja e policisë duket në këto raste, kur administrohet një protestë politike”, është shprehur  Ndreca.

Zjarr Tv Ad