Ka ndërruar jetë në spitalin e Sanatoriumit, drejtori i Doganës në Vlorë, Esat Cemollari. Cemollari 55 vjeç, vuante nga një sëmundje e rëndë ku prej një muaji ishte shtruar në spital për të marrë trajtim. Pavarësisht trajtimit intensiv ai nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë gjatë paradites së sotme.




