Ndodh ajo që paralajmëroi Biden, një shpërthim i fuqishëm dëgjohet pranë aeroportit të Kabulit, hidhet në erë…

0
289

Një tjetër shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë në Kabul. Sipas BBC një shpërthim i fortë është dëgjuar pranë aeroportit të Kabulit.

Disa imazhe të postuara në mediat sociale tregojnë retë e zeza të tymit që ngrihen në ajër mbi ndërtesat.

Një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë ka thënë për BBC se shpërthimi i fundit u shkaktua nga një raketë që goditi një shtëpi pranë aeroportit.

Aeroporti nuk u godit drejtpërdrejt, tha burimi, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka viktima.

Presidenti amerikan Joe Biden kishte paralajmëruar se një sulm tjetër në aeroportin në Kabul.

Rreth 170 persona u vranë në një shpërthim vetëvrasës pranë aeroportit të enjten, i cili u krye nga një degë e grupit të Shtetit Islamik.

Zjarr Tv Ad