Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit, në rang zëvendës drejtorash. Lajmi bëhet i ditur nga burime të Fax News, dhe pritet të konfirmohet në një deklaratë nga vetë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano.
Burime bëjnë me dije se:
Artur Shira nga zv.drejtor për hetimin e k*ri*mit në Durrës, shkon me teë njëjtin post në Fier. Ilir Proda nga zv.drejtor për hetimin e k*ri*mit në Korçë shkon në të njëjtën pozitë në Elbasan.
Vendin e Prodes në Korçë e zë Ermal Muça. Sakaq ndryshime në rang zëvendes drejtorash priten në Dibër, Kukës, Lezhë etj. Këto ndryshime në radhët e policisë së shtetit nuk janë të rastësishme, dhe as të parat në erën e re që po fryn me zgjedhjen e Gledis Nano në krye të drejtorisë së Përgjithshme.
Pak ditë më parë ai ndryshoi drejtuesit e policive në 12 qarqe të vendit, me përjashtim të Beratit, ndërkohë që ka dhënë mesazhe se askush nuk do të jetë i pazëvendësueshëm dhe të gjithë do të jenë në një provë.
Ai ka kërkuar rezultate konkrete në luftën kundër k*ri*mit, por duket se ka shumë rrugë përpara pasi vetëm në ditët e fundit një eleminim ndodhi në mes të Fierit, dhe një biznesmen ra pre e grabitjes me duhunë në zonën e Niklës.




