Në burgun e Reçit të dënuarit futen në grevë/ Që në mars nuk na lënë të takojmë familjarët

0
55

Afërsisht 50-të të dënuar në burgun e Recit, prej dy ditësh janë në grevë. Ato po protestojnë për kushte më të mira, ndërkohë që kanë që prej marsit që nuk lejohen të takojnë familjarët.

I dënuari Indrit Ndoci, ka edhe 2 vite burg për të kryer, kam që në mars që nuk kam takuar familjarët. Kam humbur shpresat nuk merret kush me ne. Na kanë abadonu të gjithëve. Jemi njerëz të këtij vendi duam të drejtat tona. Gjykatat nuk po funksionojnë, lejet që na takojnë me ligj, nuk po i marrim kur na takojnë me ligj.

Si strukturë është e rregullt, por shërbimi është i keq. Imagjinoni të hani ju 365 ditë të vitit, vetëm groshë! E kupton çfarë halli është me bo burg në këtë vend- tha ai.

Zjarr Tv Ad