Janë lënduar rëndë në luftimet në rajonin e diskutueshëm të Azerbajxhanit në Nago-Karabak, dy gazetarë francezë që punojnë për të përditshmen franceze Le Monde. Presidenti Emmanuel Macron tha se; Ministria e Jashtme Franceze, po punon për të organizuar riatdhesimin e gazetarëve, sa më shpejt të jetë e mundur.
“Një avion mjekësor privat, është gati të niset. Ne po bëjmë gjithçka për të stabilizuar të plagosurit në vend, para se të lejojmë evakuimin e tyre.
Deklarata e Macron, erdhi teksa ai mbërriti në Bruksel, për një samit të Bashkimit Evropian.
Sidoqoftë, ministria e jashtme e rajonit të Nagarag-Karabahut tha se; dy gazetarët francezë, në gjendje kritike, ishin operuar nga mjekë vendas dhe do të transportoheshin në kryeqytetin armen, Jerevan. Ministria tha se; dy gazetarë armenë, u goditën gjithashtu në bombardime.
Le Monde, kishte konfirmuar më herët se; një reporter dhe fotograf që punonte për të përditshmen, ishin pl*agosur në një bombardim nga forcat Azerbajxhanase.



