Nga Ilir Kadia: Unë jam Myzerim Zeneli, jam 20-vjeç dhe në xhep kam 30 lekë, sa për një kg shalqi…

0
185

Unë jam Myzerim Zeneli! Disa vite më parë, në pushimet e verës, hyra në punë! Thyenim e bënim beton për të blerë librat e shkollës e për një palë pantallona doku!

Kur mora rrogën e parë shkova dhe ja dhashë Nënës dhe i thashë që t’a linte punën! Do e mbaja unë! Ajo qau! Por punën nuk e la!

Sot jam Myzerim Zeneli! Jam 20-vjeç! Në xhep kam 30 lekë! Sa për një kg shalqi! Nëna më tha t’a lag gojën! Nëna nuk e di që unë e laga gojën me gjak! Jam në merak! Nuk di kush do ja çojë asaj rrogën time të parë…! Dhe të fundit! E lashë nënën time jetime!

Zjarr Tv Ad