Nga Jonila Godole: Kam frikë Nënë Terezë, se dashurinë e madhe ia kemi falur Shejtanit…

0
60

Nga Jonila Godole.

Në ditën e lindjes së Nënë Terezës, nuk mund të mos reflektojmë për do gjëra që nganjëherë sikur duam t’i harrojmë: Gjatë regjimit komunist ajo e vizitoi Shkupin 4 herë (në vitet 1970, 1978, 1980 dhe 1986), por asnjëherë nuk u lejua të futej në territorin shqiptar pavarësisht kërkesave të saj.

Shqipërinë do ta vizitonte për herë të parë vetëm në gusht 1989, ku u prit me hipokrizi nga Alia dhe N. Hoxha, që disa dekada më parë kishin ndaluar fenë, prishur dhe shkatërruar kisha, xhami dhe objekte të kultit. Në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës në Shkup të Maqedonisë, në jetëshkrimin e saj, nuk përmendet që familja ishte me prejardhje shqiptare (?!) Nuk e di si mund të ndodhë një lapsus i tille dhe të tolerohet nga komuniteti shqiptar në Maqedoni.

Nderkohe si e perkujtojme Nene Terezen ne Shqiperi? Kemi nje qender spitalore, nje shesh qendror ne kryeqytet me emrin e saj, ndersa trupin (statujen) ia kemi degdisur ne rrethrrotullimin e pluhurosur te aeroportit te Rinasit. Se sheshet ne Tirane, helbete, na duhen per parakalime, fjalime, ahengje, nuk mund te zihen nga statuja. Pse Budapesti jemi ne, qe ka ngritur edhe statujen e Skenderbeut dhe te Nene Terezes, ne sheshe perkatese?!

Ka gjithashtu edhe nje pllake perkujtimore te vendosur me 2010 nga Bashkia Shkoder ne murin e nje shtepie ku mendohet te kete jetuar disa vite ajo dhe familja, me tekstin e thjeshte:”Ne kete shtepi ka banuar familja e Nene Terezes“. Kaq. Rralle se e gjen kush ate rrugice, veç shkodraneve dhe ndonje vizitori te huaj kokeforte. Nene Tereza thoshte: “Ne s’mund te bejme dot gjera te medha, vetem te vogla, por me dashuri te madhe!”

Kam frike e nderuara Nene, se ne edhe gjerat e vogla zor se i qullosim dot, kurse dashurine e madhe ia kemi fal brez pas brezi, shejtanit…

Zjarr Tv Ad