Nga një sherr masiv i ndodhur në Berat ,mbeti i plagosur një 19-vjeçar/Shkak për këtë përleshje ishte një femër

0
166

Një sherr masiv është regjistruar mes dy grupeve të rinjsh në një lokal në qendër të qytetit të Beratit. Ngjarja ka ndodhur pak minuta para mesnatës së djeshme në një lokal ku të rinjtë ishin të ndarë në grupe, duke konsumuar pije alkoolike.

Mësohet se fillimisht të rinjtë janë konfliktuar me fjalë dhe më pas janë përleshur me njëri-tjetrin në Pedonalen e qytetit. Sherri ka degjeneruar më pas në grushta e shkelma e deri. Në goditje e sipër, një nga djemtë e ka tërhequr zvarrë 19-vjeçarin duke e kapur nga varsja që mbante në qafë, duke i shkaktuar atij prerje të shumta në fyt.

Nga sherri ka mbetur i plagosur 19-vjeçari me inicialet S.D,i cili është transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku pas një ndërhyrjeje kirurgjikale është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë,por djemtë ishin shpërndarë. Identifikimi i tyre u arrit vetëm nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe dëshmisë së të plagosurit S.D, që sollën edhe prangosjen e minorenit R.H, 17-vjeç, autorit të plagosjes së 19-vjeçarit S.D.

Mësohet se sherri mes dy grupeve të të rinjve filloi për një femër, që ishte ngacmuar nga njëri nga djemtë.

Ja njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

R. H.,17 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat, pasi në vendin e quajtur “Pedonalja”, Berat, gjatë një konflikti fizik për motive të dobëta, ka dëmtuar me varësen që mbante në qafë, shtetasin S. D., 17 vjeç, banues në lagjen ”Barrikadë”, Berat, i cili mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Zjarr Tv Ad