Nis në Komisioin e Pavarur të Kualifikimit seanca dëgjimore për Skender Halucën kryetar i gjykatës së Vlorës.
Relatori Olsi Komici e ka rrëzuar kërkesën e Halucës për përjashtimin e trupës gjykuese si e pa mbështetur në ligj.
Hetimi për gjykatësin Haluca do të mbahet vetëm për kriterin e pasurisë.
Ndërkohë, ILDKPI ka konstatuar se ka mungesë dokumentacioni për pagesën e bashkëshortes dhe për shkollimin e vajzës së Halucës, si dhe për një papafingo ndërtuar në Sauk, Tiranë.
Pas hetimit të KPK, rezulton se ai ka deklaruar në 2004 një apartament, si dhe në 2015 për një objekt të përbashkët me vëllezërit.
Trupa gjyqësore që po kryen procesin e Vetingut për Halucën përbëhet nga Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia.
Skënder Haluci ka punuar si komisioner i Avokatit të Popullit për gati një dekadë në vitet 2000. Ai u emërua gjyqtar në Gjykatën e Vlorës në vitin 2011 dhe në vitin 2014, u promovua si kryetar i kësaj gjykate.




