Një ditë nga ULTIMATUMI i Ramës, Task Forca zbarkon në Golem: 11 parcela plazhi pa leje, hiqen 550 shezlonë dhe 280 çadra…

0
153

Task Forca e veçantë për lirimin e vijës bregdetare, ka zbarkuar sot në terren. Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, ka nisur faza e dytë e operacionit për lirimin e hapësirave  bregdetare  të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me  shezlongë dhe çadra.

Ky operacion, që në përbërje ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Kavajë, Policia Bashkiake dhe struktura të mjedisit të Policisë Bashkiake, vjen një ditë pas ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit ua bëri të qartë dje bizneseve që nuk janë pajisur me leje për shezlongët dhe çadrat e plazhit: të lirohen me dëshirë ose në të kundërt, do të ndodhë me hir ose me pahir.

Në Golem, kontrolli ka filluar nga Përroi Agait në drejtim të Karpenit, dhe kontrollet do vazhdojnë në të gjithë vijën bregdetare. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 11 parcela pa leje, ku janë hequr rreth 550 shezlongë dhe rreth 280 çadra. Sipas Policisë, deri tani operacioni vijon pa probleme.

Zjarr Tv Ad