Një grua gjen 1 miliard dollarë në llogarinë e saj bankare dhe kërkon t’i kthejë…

0
116

Një grua në Florida, u trondit kur zbuloi se në llogarinë e saj bankare, kishte plot 1 miliard dollarë më shumë, se sa kishte pasur herën e fundit kur kishte kontrolluar të ardhurat e saj.

Ajo shkon për të tërhequr 20 dollarë dhe pasi mori faturën pa se kishte një shumë prej 1 miliard dollarë në llogari.

“Zot, unë u tmerrova. E di që shumica e njerëzve do të mendonin sikur fituan llotarinë por unë u tmerrova”, tha ajo për mediat.

Ajo tha se e dinte që nuk mund t’i mbante paratë dhe nuk e preku llogarinë e saj.

“Kam lexuar histori me njerëz që kanë marrë ose përfituar para në këtë mënyrë dhe më pas u është dashur t’i paguajnë ato. Kjo është arsyeja pse e kisha të qartë që ato nuk janë paratë e mia”, deklaroi ajo.

Zjarr Tv Ad