Një zjarr masiv ka rënë ditën e sotme në një sipërfaqe me kullota në fshatit Mashkullore rreth 6 km në veri të Gjirokastrës.
Bëhet me dije se flakët janë përhapur me shpejtësi dhe deri më tani janë djegur 4 ha kullota.
Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje, por e kanë të vështirë ndërhyrejn për shkak të terrenit të vështirë.
Sakaq, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.





