Një 21-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi akuzohet se ka kundërshtuar punonjësit e policisë.
Sipas informacioneve, i riu me iniciale K.P., banues në Maliq, në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit”, Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar.
Pasi është kapur prej tyre, është zbuluar se kishte një leje drejtimi të dyshuar si të falsifikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.




