Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali, ka “lënë nam” me postimin që ka bërë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale. Përmes një fotoje në Instagram, ajo ka dashur që t’u tregojë shqiptarëve mëngjesin ideal që duhet të hanë sipas saj, por në fakt fotoja është marrë në Internet.
Spiropali, ka dashur që të tregojë se mëngjesi i saj, është i përbërë nga një miks drithërash me boronica, por realisht fotoja është një prej atyre të rëndomtave që del me një kërkim të thjeshtë në google.
Kanë qenë vetë ndjekësit e Spiropalit, ata që e kanë vënë re këtë detaj, pasi fotoja ka dhe një mbishkrim nga faqja ku është marrë.
Por edhe pse ka kaluar një orë që nga koha kur ka postuar foton, Spiropali nuk e ka fshirë atë, duke dashur të thotë se ajo nuk e ka postuar pa vetëdije foton, dhe mund të ketë qenë dhe ilustruse.
Ta ketë pasur rrëmujë ministrja shtëpinë, që nuk e ka postuar foton reale?! Mund të jetë e mundur kjo, absolutisht që mund të ndodhë, pasi me dy fëmijë të vegjël, dhe shumë e angazhuar në jetën politike, zor se i del koha për të gjitha Spiropalit.



