Nuk mjaftojnë katër gola, Tottenham ngec në Pire

0
17

Katër gola nuk mjaftojnë në Pire për të nxjerr një fitues. Kjo pasi Tottenham Hotspur dhe Olympiacos nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 në 90 minutat e zhvilluara në “Georgios Karaiskakis”.

Pavarësisht se ishin grekët ata që tentuan të gjenin më shpejt golin, duke goditur edhe shtyllën, anglezët u treguan tepër cinik, teksa gjetën edhe rrjetën. Një penallti e kontestuar u kthye në gol nga Harry Kane.

Gol që çoroditi vendasit, të cilët krijuan shumë hapësira pas, duke u ndëshkuar me gol nga Lucas. Braziliani mori një top mjaft të bukur dhe në hyrje të zonës lëshoi një predhë të vërtetë drejt portës kundërshtare për 2-0.

Rrjeta e Podence në fundin e pjesës së parë riktheu në lojë Olympiacos që gjeti forcën për të marrë një pikë kundër finalistëve të vitit të shkuar. Në minutën e 54, Valbuena shndërroi në gol një penallti.

Një barazim që u jep përkohësisht vendin e parë dhe të dytë në grupin B në kuotën e 1 pike. Me rrjeta të paprekura u mbyll takimi mes Club Brugge dhe Galatasaray, që ndanë pikët në “Jan Breydel Stadion”, që marrin komandën e grupit A.

Zjarr Tv Ad