Ka përfunduar mbledhja e Asamblesë së Shoqatës së Bashkive. Bëhet me dije se është zgjedh si kryetar i ri i shoqatës së Bashkive, Pjerin Ndreu, kryetari i Bashkisë së Lezhës.
Kryetare e shoqatës së Bashkive ishte Voltana Ademi, e cila nuk arriti të rigjidhet. Ajo është shkarkuar dhe vendin e saj e ka marrë Ndreu.
Kujtojmë Ademi i ka dërguar një letër ambasadorëve të huaj që janënë vendin tonë, ku thotë se PS ka tentuar që të kapë shoqatën.
“Më datën 24 maj 2021 përmes letrës dërguar në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë (SHBSH), ndamë me ju shqetësimet tona mbi një iniciativë të kohëve të fundit për të kapur ilegalisht Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë (SHBSH), veprime te ndërmarra nga individë, anëtarë të Partisë Socialiste, pa të drejta legjitime dhe jo anëtarë SHBSH” thuhej ndër të tjera në letrën drejtuar ambasadorëve.




