Odiseja e njohjes së patentave shqiptare në Itali, marrëveshja nuk ka hyrë ende në fuqi

0
55

Kjo e hënë shënon plot dy muaj nga dita kur kryeministri shqiptar Edi Rama e deklaroi të kryer njohjen e marrëveshjes për patentat shqiptare në Itali.

“Ministrja Olta Xhacka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali. Më në fund! Faleminderit Luigi di Maio dhe faleminderit të gjithë atyre që punuan me durim për të arritur atje”, shkruante më 10 mars 2021, kreu i qeverisë shqiptare në faqen zyrtare në Facebook.

Por sot 10 maj 2021, pra dy muaj më vonë, kjo marrëveshje nuk ka hyrë në fuqi e nuk njihet ende nga shteti italian.

Emigrantët shqiptarë në Itali përcjellin ankesa për mosmbajtje premtimesh e për vonesa të pajustifikueshme përtej limiteve të kohës që u ishte premtuar.

Marrëveshje mes Italisë e Shqipërisë për njohjen e patentave shqiptare, ka skaduar prej dhjetorit të 2019, e  ka vënë në vështirësi ekonomike e punësimi mjaft prej emigrantëve shqiptarë që punojnë kryesisht në sektorin e transportit.

Zjarr Tv Ad