Pas miratimit të paketës ‘Anti-KÇK’, Operacioni Forca e Ligjit tashmë ndodhet në terren ku ka ndërmarrë aksionin e parë. Oficerë të OFL-së kanë nisur një aksion në Shijak, për të sekuestruar pasuritë e fisit të Hajrave, mes tyre dhe resorti ku i mbajt peng Jan Prenga, i cili më pas u dhunua për vde kje. Burime nga Operacioni Forca e Ligjit thanë se po sekuestrohet pasuria e Altin Hajrit në Shkozet, i shpallur në kërkim si i përfshirë në rrëm bimin dhe dhu nimin deri në vde kje të 49-vjeçarit Jan Prenga. Mes të tjerash bëhet e ditur se policia u kishte çuar familjes Hajri formular për të justifikuar pasurinë, pasi dyshohet se ajo është ngritur nga veprimtari kri minale. Aktualisht 12 drejtoritë vendore të policisë kanë përgatitur një listë me emrat e gjithë personave që preken nga ky akt normativ dhe ia kanë përcjellë departamentit të policisë kri minale, e cila po e përgatit për ta kaluar në SPAK.




