Organizimi i mbledhjes për shkarkimin e saj/ Voltana Ademi u dërgon letër ambasadorëve: Po kërkohet të kapet Shoqata e Bashkive të Shqipërisë…

0
113

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Vlotana Ademi, ka reaguar pas kërkesës të bërë nga Pjerin Ndreu, ku pritet të organizohet një mbledhje nga Asambleja e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë. Mbledhja do të ketë në fokus kryesor, shkarkimin e Voltana Ademit nga pozicioni i kreu të SHBSH.

Kryebashkiakja e Shkodrës, ka dërguar një letër drejt ambasadorëve të huaj në vendin tonë, të cilëve u ka kërkuar që të ndërhyjnë në këtë situatë, duke e deklaruar si një veprim në kundërshtim me ligjin, pasi po ndërmerret vetëm disa ditë para se të mbahet seanca e Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e legjitimitetit të Zgjedhjeve të 30 Qershorit të vitit 2019-tw.

“Në email jepen udhëzime për shkarkimin tim nga kreu i SHBSH, para datës 23 qershor 2021. Ky vendim për të më shkarkuar vjen përpara seancës që do të mbahet në Gjykatën Kushtetuese për gjykimin e legjitimitetit të zgjedhejve të 2019. Po tentohet të merret nën kontroll Shoqata e Bashkive të Shqipërisë”- shprehet Ademi.

Më herët, për këtë çështje ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili ka zbuluar nenin që sipas tij, nuk e ndalon shqyrtimin për legjitimitetin e zgjedhjeve të 2019, pasi edhe nëse tërhiqet padia që Shoqata e bashkive Shkodër me në krye Voltana Ademin, ka dorëzuar, përsëri e ka në dorë Gjykata Kushtetuese, sepse hetimi për një çështje të tillë vijon, duke qenë se është në interesin publik.

 

Zjarr Tv Ad