Në qytetin e Fierit, pronari i një lokali, me iniciale E.SH, është gjobitur nga efektivët, pasi ka shkelur Aktin Normativ, në kuadër të masave parandaluese kundër përhapjes së pandemisë.
Njoftimi i plotë:
Vijojnë kontrollet nga Policia e Fierit për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemsë.
Ndëshkohet me masë administrative 3.000.000 lekë, një subjekt në Fier (Lounge Bar) pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.
Stukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë.




