OSBE dërgon projektligjet për median audiovizive dhe komunikimet elektronike në Komisionin e Venecias

0
24

Pas Asamblesë së Këshillit të Europës edhe OSBE i kërkon opinion Komisionit të Venecias lidhur me të ashtuquajturën “paketë antishpifje”. Nëpërmjet një postimi në Twitter, OSBE me anë të përfaqësuesit për Lirinë e Medias Harlem Desir, njoftoi dërgimin projektligjeve ligjore për median audiovizive dhe komunikimeve elektronike në Komisionin e Veneacias.

Harlem Desir: ”Unë dërgova në Komisionin e Venecias rishikimet tona ligjore mbi projektligjet e Shqipërisë për Median Audiovizive dhe Komunikimet Elektronike, pasi Parlamenti shtyu votimin javën e kaluar. Kjo është një mundësi e rëndësishme për të bërë përmirësime të mëtejshme para një votimi të ri në Parlament.”

Zjarr Tv Ad