Pacolli takon homologun jordanez, flasin për bashkëpunimin e ekonomik

0
11

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar sot me homologun e tij jordanez, Rajai Muasher. Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se Jordania është partner i fuqishëm i Kosovës.

Postimi i plotë i Pacollit:

Shumë i lumtur që takova homologun tim jordanez, zëvendëskryeministrin e Jordanisë, Rajai Muasher, me të cilin biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera që gëzojnë Kosova dhe Jordania. Jordania është një partner i fuqishëm i Kosovës dhe do të vazhdoj të mbështesë Kosovën në të gjitha nivelet. Ne do të fokusohemi më shumë në bashkëpunim ekonomik, tregtar dhe të sigurisë.

 

Zjarr Tv Ad