Një pako e dyshimtë është gjetur tek varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë. Pakoja është zbuluar ditën e sotme, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Burimet policore thanë se kanë shoqëruar rojën e varrezave, për ta marrë në pyetje.
Ende nuk ka detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje.




