Partia Demokratike nxjerr shifrat marramendëse: Ja sa para ka shpërdoruar Kryeministri Edi Rama për zyrat e tij, servisin e makinave, mobilje…

0
56

Partia Demokratike përmes Dorian Telitit, ka bërë një përmbledhje të shpenzimeve, që sipas saj, Edi Rama ka bërë për luks dhe për zyra, gjatë këtyre 7 viteve që ka në pushtet. PD shprehet se; në qeverisjen e tij, nuk ka pasur asnjë përmirësim të shërbimit për qytetarët, ndërkohë që tarifat vetëm shtrenjtohen.

Postimi i Telitit:

Edi Rama, u shet shqiptarëve si arritje shpenzimet e luksit për zyrat e tij!  Në 7-të vite, Edi Rama ka shpenzuar: 85,5 milion euro për blerje/qira operacionale/servis makinash; 25 milion euro për mobilim zyrash;  109 milion euro për rikonstruksion zyrash dhe godinash qeveritare;  4.5 milion euro për godinën e OSHEE-së;  3.2 milion euro vetëm për zyrat e Kryeministrisë; 1.25 milion euro për rikonstruksionin e zyrave të Albcontrol-it.

Asnjë përmirësim të shërbimit për qytetarët, nuk kanë sjellë këto shpenzime marramendëse, ndërkohë që tarifat vetëm shtrenjtohen!

Radhët përpara zyrave të shtetit, vazhdojnë të zgjaten!  R*yshfeti për të marrë shërbim, vazhdon të shtrenjtohet!  Rama dhe enturazhi i tij, vazhdojnë të majmen dhe të kridhen në luks!

Por, luksin dhe zdërhalljen e tyre me paratë e buxhetit, shqiptarët nuk e quajnë arritje!  E quajnë thjesht vj*edhje!

Zjarr Tv Ad