Partia e Jozefina Topallit, “Lëvizja për Ndryshim” ka dorëzuar e para listën e emrave për kandidatët për deputet, në zgjedhjet e 25 prillit.Vetë Topalli do të kandidojë në katër qarqe në Tiranë, Shkodër, Durrës, Lezhë. Në Durrës, Topalli do të jetë përpallë Kryeministrit Edi Rama.
Kujtojmë se sot, është afati i fundit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, u ka lënë të gjitha partitë që janë regjistruar për zgjedhjet e 25 prillit, që të dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve. Afati përfundon në orën 23.59.




